Saturday, December 12, 2015

Kanadaja rrit angazhimin e saj në Kosovë




Kanadaja rrit angazhimin e saj në Kosovë, Ambasadori nënshkruan projektet në luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

PRISHTINË, 10 dhjetor
Ambasadori i Kanadasë në Kosovë, Daniel Maksymiuk, nënshkruajti sot pesë marrëveshje për grante me përfaqësuesit OJQ-ve vendore: Lëvizja FOL, Shoqata për Edukim dhe Përkujdesje Familiare (AEFC), ProActive, Open Data Kosova dhe Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal (CLARD).

Fondi Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) do të mbështesë projektet e përzgjedhura, si rezultat i të cilave do të themelohet Qendra Open Data për luftimin e korrupsionit, do të organizohen sesione edukuese si masë preventive për martesat e hershme dhe të detyruara, do të mbahen trajnime me fokus në përmirësimin e të drejtave të njeriut, do të mundësohet qasje e shtuar në asistencë ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje, si dhe do të zhvillohet një aplikacion për telefonat mobilë me qëllim identifikimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.

"Interesi i madh për Fondin Kanadez demonstron që ekziston nevoja për programim shtesë të granteve të vogla në Kosovë. Unë shoh potencial të madh për forcimin e relacioneve tona dhe rritjen e angazhimit tonë në Kosovë. Programi i Fondit Kanadez është një nga shumë mjetet që do të na ndihmojë të arrijmë këtë.” komentoi Maksymiuk.

CFLI, paraqitur në Kosovë vitin e kaluar, është një-program i grant-dhënies menaxhuar dhe mbikëqyrur nga Ambasada e Kanadasë, dizajnuar për të  mbështetur projekte të vogla dhe të mesme, afat-shkurtëra por me ndikim të madh në zhvillim lokal, të propozuara dhe zbatuara nga organizatat jo-qeveritare. CFLI do të ofrojë mbi 80,000$ në mbështetje direkte dhe të menjëhershme për projekte të vogla në fushat:  parandalimi i dhunës në baza seksuale dhe gjinore, mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përfshirë këtu grupet më të ndjeshme si minoritetet seksuale, fuqizimi i qeverisjes ekonomike dhe parandalimi i martesave të të miturve, të hershme dhe të detyruara. 

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni: rina.dragidella@kcsfoundation.org.


Read More

Canada increases engagement in Kosovo

 


Canada increases engagement in Kosovo, Ambassador signs-off on projects to combat corruption and protect human rights

PRISTINA, 10 December
Canada’s Ambassador to Kosovo Daniel Maksymiuk signed five grant agreements today with representatives of local NGOs - FOL Movement; Association for Education and Family Care; ProActive; Open Data Kosovo and the Center for Legal Aid and Regional and Regional Development.

The Canada Fund for Local Initiatives (CFLI) will support selected local projects which will result in the establishment of an Anticorruption Open Data Centre; educational sessions to prevent early and forced marriage; training sessions focused on improving human rights; increased access to legal and social assistance for women and children victims of domestic violence and; the development of a mobile application for identifying gender-based violence issues.

"The overwhelming interest in the Canada Fund demonstrates that there is a critical need for additional small grants programming in Kosovo. I see great potential for strengthening our relationship and increasing our engagement with Kosovo. The Canada Fund program is just one of many vehicles that will help us to do this.” commented Maksymiuk.

The CFLI, introduced in Kosovo last year, is a grant-giving program managed and supervised by the Embassy of Canada designed to support small to medium scaled, short-term yet highly impactful local development projects, which are proposed and implemented by local non-governmental organizations. The CFLI will provide over $80,000 in direct and immediate funding for small projects in the areas of: preventing sexual and gender based violence; protecting human rights and fundamental freedoms, including vulnerable groups such as sexual minorities; strengthening economic governance and; preventing child, early and forced marriage.

For more information, please contact: rina.dragidella@kcsfoundation.org.
Read More

Email Facebook Soundcloud Soundcloud KCSF

Human Rights Education for Young people of Eastern Kosovo © 2015 - 2016